Banka nuk mban asnji cent për rimbursimin e kuponave fiskalë

Banka nuk ka me mbajtë ma asnji cent për rimbursimin e kuponave fiskalë. Kështu njoftoi sot Administrata Tatimore e Kosovës, në prezentimin e punës 4-mujore të këtij viti.

ATK ka me iu kthye rreth 3 milionë euro qytetarëve për kuponat fiskalë, ndërsa për tremujorin e dytë, nga 24,263 pliko kanë përfitue 171.436 qytetarë.

I pranishëm në këtë prezentim, Ministri i Financave, Avdullah Hoti, tha se ATK ka mbledhë 132.1 milionë euro tatime, ose 4.5% ma shumë në krahasim me nji vit ma parë.
Ymeri shtoi se gjatë kësaj periudhe janë realizue 11,767 kontrolle, 153 gjoba dhe 57 mijë euro ndëshkime për mallnat pa origjinë, derisa tregoi se çka pret me ndodhë për këtë vit.Ai përsëriti thirrjen që qytetarët me përfitue deri në Shtator nga mundësia e faljes së borxheve.