Bankënota e re 50 euro, qe kur prezentohet!

Banka Qendrore Europiane (ECB) bani me dije se bankënota e re 50 euro ka me u prezentue më 5 Korrik ndërsa do të vihet në qarkullim në muejt e pranverës në vitit 2017.

Në komunikatën e Bankës Qendrore Europiane thuhet se ECB dhe bankat qendrore t’Eurozonës (Eurosistemi) më 5 Korrik do ta prezentojnë bankënotën e re 50 eurosh dhe se planifikohet që e njajta të futet në treg në muejt e pranverës vitin e ardhshëm.

Ma tej në deklaratë thuhet se po zhvillohen punime në lidhje me përshtatjen e bankënotave në makina.

Bankënota 50 euro asht euro-bankënota ma e përdorun, ndërkaq, në qarkullim gjenden rreth 8 miliardë euro me bankënotën 50 euro.