Banorët e Bazhdërhanes së Prizrenit protestojnë për furnizim jo të rregullt me ujë

protesta-6.jpg

Banorët e nji pjese të lagjes Bazhdarhane në Prizren, shprehen pakënaqësinë e tyne në lidhje me furnizimin jo të rregullt me ujë të pijes, tue protestue në mënyrë paqësore para objektit të Komunës së Prizrenit.

Gjatë protestës, ata theksuen se furnizimi me ujë asht e drejtë elementare njerëzore, nga e cila ata janë të privuem çdo gjysë dite, për ma shumë se nji dekadë, përkundër kërkesave të adresuem në organet kompetente dhe takimeve të zhvillueme me përgjegjësit për zgjidhjen e këtij problemi.