Banorët e Hadës dhe Shipitullës bllokojnë Komunën e Obiliqit

Përfaqësuesit e lagjeve Berbatovci, Krasniqi, Mirena dhe Mjeku të katundeve Hade dhe Shipitullë, sot kanë me bllokue Komunën e Obiliqit.

Përfaqësuesit e këtyne lagjeve kanë ba të ditun për KosovaPress, se tue fillue nga ora 07:00 deri në orën 12:00, kanë me mbajtë të bllokuem Komunën, tue mos lejue asnji punëtor apo qytetar me hy në Komunë, në këtë rast në zyre nuk ka me u lejue me shkue as kryetari i Komunës.

Simbas tyne, arsyeja e bllokimit të Komunës asht, që të pengohet zhvillimi i debatit më qytetarë dhe të shprehin protestën e tyne kundër punës që asht tue zhvilluar KEK’u pranë shtëpive të tyne në nxjerrjen e qymyrit.

Banorët thojnë se nga puna që po bahet në këtë vend, po ju rrezikohet jeta.

Shperndaje në: