Banorët e lagjes “Dardania” kërkojnë pshtim nga kryeparlamentari Veseli

Banorët e lagjes “Dardania”, të cilët u dëbuen nga banesat, në të cilat kanë banue tash e 16 vjet, i janë drejtue Kuvendit të Kosovës, për t’u takue me kryetarin Kadri Veseli, nga i cili po kërkojnë që të ndalet dëbimi i tyne dhe vendosjen e drejtësisë.

Megjithëse kryetari nuk gjendej aty, ata i drejtuen nji kërkesë për takim.

Shukri Maxhuni, banor i kësaj lagje, thotë se kanë ba nji kërkesë për t’u takue me kryetarin Veseli, nga i cili kanë me kërkue zbatim të ligjit.

Maxhuni pret që kryetari Veseli ka me marrë parasysh ligjin, i cili simbas tij, u lejon atyne që të qëndrojnë në këto banesa dhe t’i blejnë ato. E fajin për këtë situatë të krijuem, ai thotë se e kanë politikanët matrapazë, të cilët simbas tij duen t’i marrin banesat, ku ata kanë jetue tash e sa vite.