Banori: “Dëshirojnë me i pru militantët e VV’s në banesat n’Dardani”

Policia e Kosovës sot ka tentuar për të lirue 130 banesa që i takojnë Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë, por banorët kanë rezistue dhe si pasojë ka pasë edhe përleshje mes të dy palëve që kanë përfundue edhe me të lënduem.

Nji nga banorët e banesave, profesori i teknologjisë ushqimore, Shukri Maxhuni, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thanë se ata kanë investue në këto banesa, ndërsa tash po u mohohet e drejta mbi to.

“40 të lënduem dhe dheta të lënduem asht bilanci nga ndërhymja e sotme dhe krejt kjo falë kryetarit të Komunës. Na i kemi ba për banim këto banesa, tue univestue në to, si instalimin e rrymës, ujit, kanalizimit dhe të tjera. Madje na kemi ba edhe kërkesa për m’i ble këto banesa, kjo tash po na mohohet”, tha ai.

Maxhuni ka shtue se po shkelet ligji me të dy kambët nga Gjykata ashtu si edhe Ndërmarrja Publike Banesore.

“Militantët e Vetëvendosjes po duen që t’i sjellin aty. Ligjin për to e ka sjell Kuvendi, në to thuhet se çdo shfrytëzues i tyne ka të drejtën e blemjes. Mue më asht djeg shtëpia dhe nuk kam pas ku me shkue, tash edhe quhem uzurpator”, tha Maxhuni.