Barack Obama ende ka perkrahje globale, me nji vend qe s’e don!

Përkrahja globale për presidentin e Shteteve të Bashkueme, Barack Obama, duket se ka zgjat përgjatë dy mandateve të tij si president, kështu të paktën tregon nji studim i kryem nga BBC, në të cilin kanë marrë pjesë 18 mijë njerëz.

Ma shumë se 70% e njerëzve në 18 vende të botës të anketuem nga “Globescan”, mendojnë se zgjedhja e tij president ishte gja e mirë.

Nga 19 vendet e anketueme, vetëm rusët kanë shfaq mendim negativ për Obaman, me nji shkallë të aprovimit prej 18%.

Vendet me mendim të fortë pro-Obamas, perfshijnë Keninë, Korenë Jugore, Britaninë e Madhe, Francën dhe Australinë.

Në këtë studim, njerëzit janë pyet po ashtu se edhe nëse zgjedhja e nji presidente femën në krye të Amerikës do t’i ndryshonte pikëpamjet e njerëzve për ShBA’në.

Gati gjysa thanë po, por nuk e specifikuen nëse kjo ishte negative apo pozitive.

Ma shumë se 18 mijë njerëz janë anketue nëpër botë nga Dhetori 2015 deri në Maj 2016.