Barack Obama ja ban lamtumirë Europës!

Barack Obama ka kalue disa muej tue folë se si zgjedhja e Donald Trumpit në krye të Amerikës ka me damtue atë.

Mirëpo, tash ai asht i “detyruem” që vizitën e tij të fundit si president n’Europë me shpenzue tue i bind aleatët e tij të shqetësuem europianë se presidenca e Trumpit nuk asht aq e keqe sa ata mendojnë, shkruen The Guardian.

Obama hapin e parë drejt kësaj e bani javën e kalueme kur e ftoi Trumpin në vizitë në Shtëpinë e Bardhë.

Ai ka me zhvillue nji takim me atë që e cilëson si aleatën ma të fortë europiane, Angela Merkel.

Vizita synon ma dhanë nji mesazh të paqes dhe të bashkimit, si dhe me i ulë tensionet që mbretnojnë momentalisht te liderat europianë për zgjedhjen e biznismenit Trump në krye të Amerikës.

Nji shqetësim mjaft i madh mes tyne asht aleanca e NATOS’s, mbas deklarateve që Trump bani se kjo aleancë nuk asht ma edhe aq e fortë.

Poashtu, ai pritet me dhanë mesazhe te europianët se si të përballojnë sjelljen e presidentit turk, Erdogan.

Orari i Presidentit Obama ka me perfshijë edhe Greqinë.

Ai pritet me mbajtë nji fjalim në Athinë këtë javë ku ka me folë për vlera demokratike, të drejtave civile si dhe randësinë e nji botë me kufijtë, mendje dhe tregje të hapuna.

 

Obama in Berlin