Barack Obama mundet me zbulue ekzistencën e ufove para se të largohet!

Presidenti Barack Obama “mundet me zbulue ekzistencën e ufove” përpara se të largohet nga posti që ka në Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

Nji teori e re konspirative pretendon se presidenti Obama mundet me lanë trashëgimi që mundet me ndryshue historinë e botës pergjithmonë, tue njoftue ekzistencën e alienëve.

Deklarata e bujshme vjen nga mediat amerikane, të cilat thonë se aktivisti që merret me zbulimin e ufove Stephen Bassett, drejtor ekzekutiv i Grupit të Kërkimeve Paradigmatike (PRG), ka publikue nji video ku sugjeron se Obama do të përmendet “për nji mijë vjet”, nëse ai zbulon sekretin e ufove.
Në videon e publikueme nga “Misteret e Tokës News”, Bassett tha: “Kreu i parë i shtetit që njofton se prania e jashtëtokësorëve asht e vertetë do të jetë nji nga trashëgimitë ma të mëdha politike të gjitha kohnave. Ai ka me hyjë në histori. Sepse për nji mijë vjet ai do të kujtohet. Zbulimi asht ngjarja ma e madhe në historinë njerëzore dhe në qoftë se je ti kreu i shtetit që e zbulon atë, ki me lanë nji trashëgimi ma të madhe se sa ardhja e Jezu Krishtit”. /panorama/