Barack Obama: Ndryshimi ka me ndodh në Kuba

Presidenti i SHBA’ve, Barack Obama, asht në Kuba në nji vizitë historike tre-ditore.

Ai asht tue bisedue me udhëheqësit komunist të vendit për përmirësimtë raporteve mes vendeve, raporton BBC.

Obama tha se ndryshimi ka me ndodh në Kuba, mbasi ishin marrë vesh për shumë gjana me kryetarin e Kuba’s, Raul Castro.

Kujtojmë se Obama asht Presidenti i parë i SHBA’ve që viziton Kuba’n, se prej vitit 1959 Kuba s’asht vizitue nga asnji President amerikan mbasi asht shpallë arnmiqësi mes vendeve për disa dekada.