Barack Obama n’Londer me i bindë britanikët me mbetë n’BE

 

Presidenti i SHBA’ve Barack Obama mberrin mbramjen e t’Ejtes n’Londer per vizite tre diteshe, mbas vizites qe pati n’Arabine Saudite.

Aftesia e Britanise me e luftue terrorizmin ka me qene ma shume efektive nese mbetet me aleatet e saj europiane, thote Barack Obama.

Para takimit me kryeministrin britanik David Cameron, presidenti amerikan dhe Zoja e Pare Michelle Obama kane me qene ne dreke private me Mbretneshen Elizabeth II dhe Duken e Edinburgh ne Keshtjellen Windsor.

Kurse, per darke Duka dhe Dukesha e Cambridge bashke me Princin Harry kane me e prite ciftin Obama ne Pallatin Kensington.

 

Intervenimi i Obama’s per referendumin e katert te Britanise me 23 Qershor asht debatue intenzivisht dhe ka pase deklarime per ‘hipokrizi’ nga ata qe done me dale nga Bashkimi Europian.

Megjithate, Obama u tha britanezeve se ‘rezultati i vendimit te juej asht cashtje e interesit te madh per SHBA’te’.  ‘Me mija amerikan qe jane varros ne varrezat e Europes jane testament i heshtun se sa te nderlidhuna jane siguria dhe prosperiteti jone’.

 

E si pergjigjje, Cameron shkroi n’Twitter: ‘SHBA’te jane aleatet ma te afert tane. Prandaj, asht e randesishme me ndigjue Obamen pse na duhet me mbete ne BE’.