Barça eliminon Arsenalin

Barcelona ka fitu me rezultatin 3:1 dhe shkon ma tej në Ligën e Kampioneve.

Ekipi katalunas ishte dominues edhe në ndeshjen e sotme.

Golli i parë në ndeshje erdhi nga braziliani Neymar në minutin e 18’të.

Pjesa e dytë filloi me gollin e bukur të Mohamed Elneny në minutin e 51’të.

Vendasit u kundërpërgjigjën në minutin e 65’të me supergollin e Luis Suarez, mbas asistimit të bukur nga Dani Alves.

Në minutin e 88’të shenoi Messi, i cili e mbylli me goll kete sfidë.

Barça shkon kështu në çerekfinale të Ligës së Kampioneve.