Barcelonë, dyshime për nji sulm tjetër terrorist, vrahen katër persona

Polica në Spanjë ka ndalue me sukses nji sulm tjetër të mundshëm terrorist në jugperëndim të Barcelonës, ku janë vra katër persona, si dhe asht arrestue nji person.

Dy oficerë policie janë shkelë në nji postbllok në Barcelonë, vetëm disa orë mbas sulmit, ku mbetën 13 të vdekun.

Nji Ford Focus i bardhë kaloi përmes bllokadës, që ishte vendosë në hymje dhe dalje të qytetit dhe lëndoi policët.

Të vramët po dyshohet se planifikonin nji sulm tjetër në Spanjë.