‘Baroni i Ballkanit’, shkarkohet drejtori i Transporteve në Sarandë!

klemendbaliu

Drejtori i Transporteve të Sarandës asht shkarkue nga detyra për t’ju nënshtrue si qytetar i lirë hetimeve për trafikun nderkombëtar të drogës, ku simbas akuzave të PD’s dhe disa shkrimeve në mediat greke, Klemend Balili asht organizator i këtij rrjeti.

Lajmin e bani të ditun ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në nji prononcim për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit ku mbahej seanca plenare.

“Ky person asht shkarkue sot për t’u dhanë hapësinën e nevojshme krejt organeve të hetimit. Kjo asht minimalja që duhet të merret ndaj nji qytetari, pamvarësisht se atë askush s’e ka thirrë. Të merret të hetohet si nji qytetar i lirë dhe të vazhdojë jetën e vet”, tha Manjani.