Barrikada duhet me u largue me 15 Qershor, përndryshe s’ka me qenë mirë për askend

Nji protestë e rreth 30 aktivistëve të Iniciativës Qytetare për Veprim në Mitrovicë, që asht mbajtë të Shtunen te ura, ia ka tërheqë vërejtjen Bashkimit Europian (BE), por edhe institucioneve të Kosovës, se premtimin që deri me 15 Qershor ta largojnë barrikadën dhe ta rivitalizojnë urën, duhet me mbajtë, ashtu siç parashikohet me marrëveshjen e Brukselit.

Përndryshe, siç kanë thanë protestuesit, nuk ka me qenë mirë për askend. Ata kanë kërkue që Bashkimi Europian me ba presion për largimin e kësaj barrikade dhe barrikadave tjera në qytetin e Mitrovicës. Ata gjithashtu, për vonesa kanë fajësue institucionet qendrore, por edhe qeverisjen lokale, për mosveprim.

Në anën tjetër, kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, doket se i ka mbetë hatri në aktivistët e Iniciativës Qytetare për Veprim dhe ai kishte ba thirrje te qytetarët që mos me iu bashkangjitë protestës. Protestën e iniciativës qytetare të themelueme tani vonë, Bahtiri e ka kundërshtue ashpën dhe e ka quejtë ate të damshme për Marrëveshjen e Brukselit dhe zbatimin e saj në terren.