Basha e ‘godet’ Ramen: Droga, projekti i tij për me ble pushtetin!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi nji takim me drejtues të strukturave në Mat, ku u njoh me shqetësimin e banorëve për kultivimin e drogës dhe shfrytëzimin e banorëve si skllaven në kampet e saj.

Nga ana e tij, Basha tha se, kjo situatë asht pasojë direkte e inkriminimit të shtetit.

Ai tha se, kriminelët dhe trafikantët kryeministri i futi në Parlament dhe administratë dhe pasi u hapi rrugët e drogës, qytetarëve u la si zgjidhje vetëm varfninë dhe emigracionin.

Simbas tij, mbulimi i vendit me drogë asht projekt politik i Edi Ramës.

Ai theksoi se, me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje dhe artikuloi kushtet e patjetërsueshme për opozitën.

“Dy janë kushtet e patjetërsueshme: zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, shtoi Basha.