Basha: Gazi lotsjellës s’asht model për Shqipninë

Deputetët e Partisë Demokratike të Shqipnisë kanë nisë me e praktikue hedhjen e vove ndaj kryeministrit Edi Rama në Kuvend, por ata nuk kanë me e marrë edhe modelin e bllokimit të seancave me gaz lot sjellës.

Kështu deklaroi Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipnisë, Lulzim Basha, mbas takimit që pati me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Basha tha se qëllimi i vizitës asht thellimi i bashkëpunimit ndërmjet opozitës së Shqipnisë me pozitën në Kosovë.

Por simbas tij, opozita kosovare duhet me e luejtë rolin e vet në interes të qytetarëve.

Ndërsa, kryetari Kadri Veseli tha se Basha ka dhanë nji kontribut për Republikën e Kosovës, dhe nuk ka çashtje që ndajnë, por vetëm që bashkojnë.

I pari i Partisë Demokratike të Shqipnisë, vizitën e tij nji ditore e ka nisë me homazhe në vorrin e Presidentit historik Ibrahin Rugova, e mandej ka pasë takime me Presidentin e zgjedhun, Hashim Thaçi.

Po ashtu, Basha asht takue edhe me Presidenten e Republikës Atifete Jahjaga, Kryeministrin Isa Mustafa, me të parin e Prishtinës Shpend Ahmeti, dhe Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Ndërsa mbasdite, Basha ka me u takue me kryetarin e AAK, Ramush Haradinaj,Kryetarin e NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj si dhe me kryetarin e AKR’s, Bexhet Pacolli.