Basha: Kemi ofrue zgjidhje, por PS nuk e pranon

17 ditë mbasi opozita i ka propozue pozitës në Shqipni nji formulë për daljen nga ngërçi për miratimin e reformës në drejtësi simbas Komisionit të Venezias, kryeopozitari Lulzim Basha e ka parashtrue atë para aleatëve dhe grupit parlamentar demokrat. Mbas këtyne mbledhjeve kryetari i PD tha se opozita rikonfirmon unifikimin e qëndrimit të saj për këtë reformë, ndërsa akuzoi kryeministrin se po përpiqet me zvarritë këtë proces tue mos dhanë përgjigje për këtë alternativë.

“Opozita prej 17 ditësh, prej datës 24 Qershor, i ka ofrue mazhorancës përmes nji formule në përputhje të plotë me rekomandimin 88, kompromisin për me miratue reformën në drejtësi. Deri ditën e sotme na nuk e kemi ba publik këtë fakt, me shpresën se pala tjetër ka me negociue për zgjidhje. Prej 17 ditësh, PS jo veç e refuzon kompromisin, por po ashtu refuzojnë me paraqitë argumentet se pse kjo zgjedhje në pikëpamjet e tyne asht e papranushme”, tha Basha.

Kreu i PD theksoi se ky asht propozimi i tretë i opozitës për gjetjen e konsensusit, ndërsa akuzoi kryeministrin se kërkon me fajësue opozitën për dështimin e reformës. “Nëse dështon, përgjegjës asht Edi Rama. Ka veç nji rrugë, me pranue formulën e kompromisit, e treta që opozita propozon. E para ishte ajo e OPDAT-EURALIUS, e dyta ka qenë propozimi i 6 Qershorit simbas rekomandimeve të Venezias. Ky asht propozimi i tretë dhe Edi Rama vazhdon me insistue në mospranimin e këtij propozimi pa asnji argument”.