Basha: Në Shqipni i korruptuemi e hajni bahen ministra e kryeministra

Kryetari i PD’s në Shqipni, Lulzim Basha ka takue banorët e Tepelenës këtë fundjavë ku ka deklarue se vendi ndodhet në nji gjendje të randë si pasojë e keqqeverisjes, ndërsa ka nda me bashkëbiseduesit vizionin e tij për me kthye pushtetin në duert e qytetarëve.

Basha tha se shqiptarët po kërkojnë në masë ndryshim dhe Partia Demokratike duhet m’i pri kësaj vale popullore.

“Shqiptarët po ikin përsëri masivisht në kërkim të nji jete ma të mirë, jashtë Shqipnisë. Shkojnë në vende të hueja. Ikin nga vendi i tyne, shkojnë në vende të hueja në vende ku sistemi ofron që puna nderohet. Mundi nderohet, njersa shpërblehet. Ku hajni dhe i korruptuemi shkojnë në burg. Ndërsa këtu, puna, mundi, njersa ndëshkohen.

I korruptuemi dhe hajni bahen deputetë, bahen ministra, bahen kryeministra. Bajnë ekonomi. Kanë pushtet, kanë mirëqenie, kanë pare”, tha Basha.