Basha-Nuland: SHBA ka me ndihmu Shqipninë për zgjedhje të lira

SHBA do të ndihmojë Shqipninë në garantimin e nji procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, sikundër po monitorojnë me vemendje hapat për implementimin e ligjit për dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi.

Kjo asht theksu në takimin që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, zhvilloi me Ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit Victoria Nuland.

Tue fol për reformën në drejtësi, Basha ka theksu se rekomandimet e Komisionit të Venecias ja kanë zbeh interesin Edi Ramës për reformën në drejtësi, mbasi i asht ba e pamundun kapja e drejtësisë.