Basha: Pak njerëz i kanë shërbye popullit si Bajram Rexhepi

Për vdekjen e ish-kryeministrit të parë, Bajram Rexhepi, ka shprehë ngushëllime edhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipnisë, Lulzim Basha.

Përmes nji postimi në Facbook, Lulzim Basha, ka thanë se Bajram Rexhepi ka qenë nji shqiptar i madh dhe pak njerëz i kanë shërbye popullit si ai.

Qe postimi i tij:

Bajram Rexhepi ishte njeri i veçantë dhe shqiptar i madh. Pak njerëz i kanë shërbyer popullit të tyre si ai, duke u kujdesur me përkushtim si mjek për jetët e njerëzve, duke luftuar për lirinë e tyre dhe duke drejtuar përpjekjet e tyre për demokraci dhe përparim.

Kam patur nderin të takohem shpeshherë me Bajramin dhe do të ruaj përherë brenda meje mbresat e pashlyera për dinjitetin, përunjësinë dhe mirësinë e tij.

Në këto momente të dhimbshme të ndarjes së tij të parakohshme nga jeta bashkoj lutjet e mia me ato të familjarëve dhe miqve të tij. U prehtë në paqe! I paharruar kujtimi i tij!