Basha përulet para ‘Adem Jasharit’ në Tiranë

Kryetar i Partisë Demokratike në Shqipni, Lulzim Basha ka nderue komandantin e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari.
Lideri i opozitës në Shqipni vendosi kunora me lule në bustin e ngritun në “Rrugën e Durrësit” në Tiranë.

“Kombi shqiptar bashkohet me 28 Nandor në festë dhe në kujtesë të sakrificës shumëshekullore për Liri dhe Pamvarësi që nga 28 Nandori i Gjergj Kastrioti Skënderbeut, 28 Nandori i Pamvarësisë së Shqipnisë me Ismail bej Vlorën. Dhe, padyshim në këtë varg datash të randësishme, për egzistencën, lirinë dhe pamvarësinë e kombit shqiptar, ka edhe nji 28 Nandor tjetër për të cilën i falemi Zotit si shqiptarë, ditëlindjen e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, para sakrificës së të cilit dhe para familjes Jashari përkulemi sot me nderim të thellë tue kujtue për veten tonë dhe për brezat që vijnë se herojtë që vendosin sakrificën sublime në altarin e lirisë dhe pamvarësisë, nuk vdesin kurrë në zemrat e nji kombi mirënjohës.

Lavdi përjetë Adem Jasharit!

Lavdi përjetë Dëshmorëve të Kombit!

Gëzue 28 Nandorin!” , – u shpreh Basha.