Basha pret Vetëvendosjen: Bashkërendimi Tiranë-Prishtinë ka me shmangë amatorizmin! (video)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në nji takim kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja, Visar Ymeri dhe kryetarin e grupit parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca.

Gjatë takimit u diskutue gjanësisht mbi situatën aktuale në Shqipni dhe Kosovë.

Kryetari i opozitës theksoi se kerkohet nji bashkërendim i vërtetë përmbajtësor mes Tiranës dhe Prishtinës në funksion të objektivave të perbashkët strategjikë, dhe jo amatorizëm e protagonizëm personal.

Në veçanti ky bashkërendim duhet me i shërbye forcimit dhe jo zbehjen e rolit të Kosovës n’arenën rajonale dhe nderkombëtare.

Në lidhje me ngjarjen e randë të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari në ambientet e paraburgimit, Basha shprehu keqardhjen e thellë për këtë ngjarje dhe nënvizoi nevojën dhe domosdoshmëninë për nji hetim të plotë, të besueshëm dhe transparent.

 


Basha takim me kryetarin e Vetevendosjes by news-al