Basha: S’perdorim gaz sikur Opozita n’Kosovë!

Lulzim Basha kryetar i Partisë Demokratike të Shqipnisë ka thanë se nuk do të përdorin gaz lotsjellës në parlamentin e Shqipnisë ashtu si po ban opozita në Kosovë.

Ai këto komente i bani mbas takimit që pati me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Veseli ka theksu se i bashkojnë shumë gjana me opozitën e Shqipnisë dhe ka shtue se “të dyja vendet kanë sfida të cilat po mundohen t`i tejkalojnë”

Gjatë vizitës në Kosovë, Basha paradite asht taku me krenë të naltë shtetnor, ndërkaq mbasdite pritet me zhvillue takime edhe me perfaqësues të subjekteve politike opozitare.