Basha takon Thaçin para vizitës në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ba i pari politikan që u takue me presidentin e ri të Kosovës, Hashim Thaçi.

Mëngjesin e sotëm, kreu i PD’s u taku me Thaçin gjatë nji vizite në Kosovë.

Ndërkohë, Basha pritet që të fluturojë drejt SHBA’s për nji vizitë.

Ende nuk ka shumë detaje, por mesohet se Basha do ketë takime në Shtëpinë e Bardhë.

Ai do të takohet me ndihmëssekretaren e Shtetit, Victoria Nuland dhe me disa kongresmenë.