Basha: Të kemi nji Shqipni pa krime!

 

Shqipëria feston sot, 5 Majin, që njihet si Dita e Dëshmorëve të Atdheut. Ashtu si çdo vit, edhe këtë 5 maj, krenat ma të naltë të shtetit morën pjesë në ceremoninë e përvitshme në varrezat e Dëshmorëve. Maxhoranca dhe opozita kryen homazhe ndamas  për Ditën e Dëshmorëve.

Lulzim Basha, bashke me  ish-kryeministrin Sali Berisha dhe zyrtarët e tjerë të opozitës kanë nderue ë parët dëshmorët e atdheut.

“Sot kujtojmë dhe nderojmë sakrificën më të lartë për atdheun, lirinë dhe kombin, në luftrat çlirimtare, për liri dhe pavarësi në shekuj e dekada. Për lirinë e Shqipërisë, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për të drejtat e tyre në Luginën e Preshevës. Përkulemi me nderim të thellë para atyre që u flijuan edhe për vlera të tjera si demokracia, liria nga tirania e krimit, liria nga terrorizmi. Përkulemii edhe para bijave dhe bijëve që kanë dhënë jetën në uniformat e Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit. E sotmja është ditë reflektimi. Reflektimi i PD para gjakut të dëshmorëve është vendosmëria për të vazhduar deri në fitore për një Shqipëri të lirë, të çliruar nga krimi dhe korrupsioni. Lavdi përjetë Dëshmorëve të kombit,” u shpreh kreu i PD’së.

ditaedeshmoreve

Ish-regjimi komunist, në respekt e mirënjohje të dëshmorëve ka shpalle ditë përkujtimore 5 Majin, ditën e vrasjes së Qemal Stafës. 5 Maji si nderim për të rënët e luftës, të punës, të mbrojtjes.