Bashar al-Assad: Rikthimi i Palmirës tregon suksesin kundër terrorizmit të ushtrisë siriane dhe aleatëve

Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad, ka thanë se rikthimi i qytetit të Palmirës nën kontrollin e forcave qeveritare tregon suksesin e ushtrisë në luftën kundër terrorizmit.

“Çlirimi i qytetit historik të Palmirës asht nji arritje e madhe dhe nji tjetër tregues i suksesit të strategjisë që ndjek ushtria siriane dhe aleatët e saj në luftën kundër terrorizmit”, ka thanë Assad, transmeton televizioni shtetnor i Sirisë.

Përndryshe, sot forcat siriane e kanë rikthyer kontrollin e plotë të Palmirës, e cila ishte pushtue nga militantët e Shtetit Islamik nga Maji i vitit të kaluem.