Bashkim Hoxha: Bashkëpunimi kulturor Kosovë-Shqipni asht veç propagande

Zani i gazetarit Bashkim Hoxha i ka zgjue shqiptarët prej gjumit tash e 20 vjet.

Ditë ma parë ai mori në Prishtinë çmimin e parë për dramën ma të mirë “Katarina Josipi”.

Por ai s’asht vetëm gazetar. Hoxha ka shkrue disa skenarë filmash.

Veç skenareve, Bashkim Hoxha ka shkrue romane dhe shumë drama, e ndër ma të njoftunat janë : “Unë dhe Mefistofeli” i vitit 1988, “Heronjte e Viagres”, “Romancë në ditën e krimit”, “Lakuriq”, “Mbreti i Vesës”, “Njeriu tjetër”.

E në nji intervistë për Televizionin Rrokum, dramatrugu Hoxha thotë se Kosova asht shumë pak e pranishme në Shqipni në fushën e artit, dhe se bashkëpunimi mes dy Republikave asht ma shumë propagandë sesa punë.

E sa i përketë mos shkëmbimit kulturor nga Kosova në Shqipni, Hoxha i fajëson politikanët ndërsa për artin kosovar ka fjalë të mira.

I pytun se çka mendon, se pse repertori shqiptar vazhdon me u dominue me drama të hueja, ai tha se kjo asht shumë demotivuese dhe dramaturgët duhet shkrue me nji gjuhë që mund të kuptohen edhe ndërkombtarisht.

Hoxha shtoi se janë vetë regjisorët ata që largojnë publikun nga teatri, por ai thotë se asht kultura e tallavasë asht ajo që e kërcenon artin e vërtet.

Për kontributin e dhanë, me 30 Qershor 2010 Presidenti i Republikës së Shqipnisë Bamir Topi, i akordoi titullin “MJESHTËR I MADH” , dhe vendlindja e tij i ka dhanë mirënjohje “Qytetar Nderi” i Durrësit.