Bashkimi emocional mbas 3 vjetësh i fëmiut të rrëmbyem nga ISIS me nanën e tij (video)

Nji djalë 12-vjeçar jazidi asht bashkue me nanën e tij në Kanada, tre vjet mbasi ishte rrëmbye nga i ashtuquejtuni Shtet Islamik, shkruen BBC.

Emad Mishko Tamo u takue me familjen në aeroport, mbramjen e së Mërkurës.

Nji fushatë për me dërgue djalin në Kanada nisi mbasi nji i afërm i nanës së fëmiut, Nofa Mihlo Rafo, publikoi në internet nji foto të tij mbasi kishte pshtue.

Zoja Mhlo Rafo arriti në Kanada këtë vit si refugjatë me katër nga 6 fëmitë e saj. Ajo ishte nda nga burri i saj dhe dy djemtë ma të mëdhej mbasi qyteti i tyne ishte pushtue nga ISIS në 2014.

Familja u rrethue nga ISIS në qytetin e tyne, në Sinjar, në veri të Irakut dhe u mbajt rob për dy vjet. Zoja Mihlo Rafo arriti ne ikë dhe me shkue në nji kamp refugjatësh me katër prej fëmive të saj.