Bashkimi Europian ja ka vazhdue mandatin EULEX’it

eulexkosovo

Bashkimi Europian ja ka vazhdue sot mandatin misionit të vet në Kosovë për sundim të ligjit, EULEX, ndërkohë që në Prishtinë, gjatë tanë ditës janë tue u mbajtë bisedime për modalitetet e futjes së kësaj çashtje në agjendën e Kuvendit për miratim.

Maja Kocijancic, zadhënëse e Përfaqësueses së Nalttë të BE’s, Federica Mogherini, ka konfirmue për KALLXO.com vendimin e marrë sot në Bruksel.

“Këshilli Europian ka miratue sot vendimin, me të cilin i zgjatet mandati misionit të EULEX’it”, tha Kocijancic në nji përgjigje përmes postës elektronike.

Ky vendim doket se i ka hapë rrugë Mogherinit që me ju përgjigjë Presidentit të Kosovës në letrën e dërgueme për vazhdimin e mandatit.

“Përfaqësuesja e Naltë ka me ju përgjigjë letrës së Presidentit Thaçi ashtu siç asht praktika e vendosun; në ndërkohë na po vazhdojmë me punue me autoritetet e Kosovës për me i përmbyllë të gjitha pregaditjet për vazhdimin e mandatit të EULEX’it”, tha zadhënësja Kocijancic për KALLXO.com.