Bashkimi Europian nuk merret me arrestimin e Nehat Thaçit

Bashkimi Europian nuk e ka komentue rastin e arrestimit të Drejtorit të Policisë së Mitrovicës Nehat Thaçi, nga ana e autoriteteve të Serbisë.

Zadhanësja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic e pyetun nga Klan Kosova se çka ka me ndërmarrë Bashkimi Europian për lirimin e tij, mbasi që iu kërkue në bisedimet e fundit të Brukselit, ka thanë:

“Bashkimi Europian nuk komenton asgja në lidhje me procedimin rreth kësaj çashtje” ka përfundue Kocijancic.

Arrestimi i Nehat Thaçit – Drejtor i Policisë për rajonin e Mitrovicës, u ba në mëngjesin e 29 Shtatorit, derisa i asht caktue 30 ditë paraburgim.