Bashkimi i AAK’s me Nismen i dha fund opozitës së bashkueme!

aaknisma

Vendimi i dy prej tri partive kryesore opozitare në Kosovë për të nenshkrue nji marrëveshje parazgjedhore parashikon fundin e nji blloku të bashkuem opozitar, vlerësojnë ekspertët.

Vezhguesit politikë në Kosovë parashikojnë se fundi i mundshëm i nji opozite të “bashkueme” në vend, mbasi që dy parti të opozitës kanë hartu një marrëveshje bashkëpunimi, pa praninë e të tretit, Lëvizjes Vetëvendosje, shkruen Balkanisight.

Vetëvendosje ka qenë tue u përpjek me hartue nji dokument të perbashkët, të quejtun “Alternativa”, e cila do të sjellë së bashku të tre partitë kryesore të opozitës dhe grupet e shoqnisë civile përpara zgjedhjeve të ardhshme.
Megjithatë, kjo ishte e papranueshme për Aleancën për Ardhmëninë e Kosovës, AAK, dhe atë të Nismës për Kosovën, e cila argumentoi se Vetëvendosje asht tue u përpjek për të marrë opozitën me marrëveshjen.
Frashër Krasniqi, zadhanës i Vetëvendosjes, tha se pretendimet ishin të rreme dhe e akuzoi shefin e AAK’s Ramush Haradinaj se ai po ban “flirtim” me partitë në pushtet.

Ai shtoi se për herë të fundit të tre udhëheqësit ishin takue, mbasi ata kishin anulue nji protestë të opozitës të planifikueme në muejin Mars.