Bashkimi i ATK’s me doganën rrit të hyrat

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizue sot tryezën me temën mbi Integrimin e ATK’s dhe Doganës në nji Agjenci për Mbledhjen e të Hyrave, me fokus të veçantë në ndikimin që ky proces do të ketë në sektorin privat dhe ambientin e të bamit biznis në vend.
Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Amerikane tha se bashkimi i Doganës dhe ATK’s do të mundësonte fuçizimin e kapaciteve të mbrendshme për mbledhjen e të hyrave. Ai shtoi se tash e sa vjet ka pasë ankesa nga ana e bizniseve lidhun me nji pjesë të hyrave në Doganë dhe përgjegjësinë ose barrën në avanc që u ngarkohet atyre, dhe natyrisht ka pasë edhe kërkesa që gradualisht kjo pagesë avanc e tatimeve të bahet nga mbrenda.
Ndërsa Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se që ajo çka po arrihet të bahet gjatë këtij procesi të bashkimit asht krijimi i nji koncensusi të nevojshëm mes palëve në këtë proces.
Ndërkohë Shefi i programit të USAID partnertneritet për zhvillim, Terence Slywka ka thënë se Qeveria po ndërmerr lëvizje pozitive dhe ambicioze.