“Bashkimi i Mitrovicës po ndodh”

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thanë se me largimin e barrikadës së fundit, e cila kishte mbetë në veriun e kësaj komune, po bahet bashkimi i qytetit.

Simbas Bahtirit, nuk ka randësi nacionaliteti i qytetarëve në Mitrovicë, e randësishme asht që po evitohen problemet dhe po bashkohet qyteti.

‘’Kjo barrikadë ka pas me u largue para se të largohet barrikada mbi lumin Ibër”, ka thanë Bahtiri, njofton Klan Kosova.

“Jemi në përpjekje me mbajtë nji qytet të përbashkët, për krejt qytetarët pa marrë parasysh se çfarë nacionaliteti i takon”, ka shtue Bahtiri.

“Na po mundohemi me bashkue qytetin e Mitrovicës dhe kjo po ndodh çdo ditë e ma tepër”, asht shprehë ai.

“Bashkimi i qytetit po ndodh tue largue këto barrikada, tue evitue çdo incident të mundshëm”, ka thanë Bahtiri.