Basri Musmurati premton përfshimjen e Demokristianëve në Qeveri

Me rastin e bashkimit të tri partive Demokristiane, krenët e këtyne partive u shprehën të pakënaqun me faktin se as në Qeveri e as në Kuvend s’ka asnji anëtar të Demokristianve.

E ftesës për nji fjalë rasti, me apo pa dashje Sekretarit të PDK’s ju gabue edhe partia.

Megjithatë sekretari i PDK’s Basri Musmurati u ofroi demokristianëve mbështetje.

Mbas nji pauze 15 minutshe, anëtarët e kryesisë së tri partive votuen kryetarin e Partisë.

Pasiqë nuk kishte asnji votë kundër e as abstenime, të gjithë u pajtuen që Ukë Berisha me qenë Kryetar i Partisë Demokristiane Shqiptare ndërsa nënkryetar, Zef Morina.