Bastisen 12 lokacione, konfiskohen 62 aparate të lojnave të fatit!

Foto Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftue për realizimin e nji akcioni në Prizren dhe Gjakovë, gjatë të cilit janë bastis 12 lokacione, ndërsa janë konfiskue 62 aparate të lojnave të fatit.

Nga ky akcion, Policia ka njoftue se janë mbyll 11 lokale.

“Njisiti policor me asistencë të Doganës së Kosovës dhe inspektorët komunalë, në bazë të urdhnesës së lëshueme nga gjykata kanë bastis në 12 lokacione të ndryshme ku dyshohej se ishin tue u zhvillue aktivitete të paligjshme me lojna të fatit.

Gjatë operacionit janë konfiskue 62 aparate të lojnave të fatit dhe 7 shtëpiza kompjuteri, me ç’rast janë mbyll 11 lokale”, thuhet në njoftim të Policisë.