Bastisen zyret e Google në Paris për 1.6 miliarde euro tatim të papaguem

Zyrtarët francezë të financave, kanë bastise zyrat e gjigantit amerikan të internetit në Paris – Google, si pjesë e nji hetimi për mashtrim tatimor.

BBC shkruen se rreth 100 zyrtarë tatimorë kanë hy në zyrat e Google, në qendër të Parisit në mëngjesin e sotem.

Burimet policore e kanë konfirmue bastisjen, por Google nuk ka komentuae ende për këtë rast.

Google akuzohet se i ka borxh 1.6 miliardë euro tatim të papaguem shtetit francez