Bahtiri: S’kam ardhe ne Kosove per karrige, por per me ndihmue. Diten qe dal prej AKR’s e la politiken

“Misioni jem asht me i ndihmue qytetareve, jo me u ule ne nji karrige. N’ate dite qe dal prej AKR’s, kam me lane politiken”, keshtu ka thane ne Rrokum Roll, kryetari i Komunes se Mitrovices, Agim Bahtiri.

Bahtiri tha se ka marre ftesa nga partite politike per me u ba pjese e tyne.
“Veç Vetevendosje nuk me ka ba ftese”, theksoi ai.

Bahtiri ka fole edhe per çashtjen e barrikades në Mitrovice.

“Barrikada ka me u heke, jo ne 2017’n, po ne 2016’n”, tha nder tjera Bahtiri, tue fole per barrikaden ne Mitrovice.

Ai shtoi se, kufijte administrativ jane ata qe po e pengojne heqjen e barrikades.

Bahtiri kallxoi se asht mbajte nji mbledhje javen e kalueme per me diskutue per barrikaden, tue u bazue ne marreveshjen e vitit 2004, ku thuhet se, barrikada duhet me u heqe ne fund te Qershorit.

“Nuk due me qene kryetar aty ku ka gjak e ku ka dhune”, ka shtue Bahtiri, tue fole per marreveshjen qe garanton heqjen e barrikades ne fund te Qershorit.

Kryetari vleresoi se, nese BE nuk e miraton marreveshjen deri ne Qershor, mundet me ndodh edhe ma e keqja, me u derdh gjak.

“E, ne momentin qe derdhet nji pike gjaku, une ma nuk jam kryetar i Mitrovices”, theksoi ai.

Bahtiri tha se, ai asht i drejtuem kah zhvillimi ekonomik i vendit, njajte si partia e tij AKR.

Ne vazhdim, ai u shpreh i bindun se edhe ne zgjedhjet e ardhshme, AKR ka me dale e para, madje ai tue fole per zgjanimin e partise neper komuna, tha se po e sheh nji interesim shume te madh te qytetareve.