Batllava ka kalue nivelin e mbushjes. Badoci afër kapërderdhjes!

Liqeni i Batllavës ka arritë nivel të naltë t’ujit dhe po derdhet mbi digë (kapërderdhet), kurse Liqeni i Badocit asht turbullu dhe asht në prag të kapërderdhjes, gjithashtu, zonat që furnizohen me ujë nga sistemi i Badocit do të kenë reduktime.

Kompania e Ujësjellësit ”Prishtina” njofton se për shkak të rritjes së nivelit t’ ujit në liqenin e Badocit si rezultat i reshjeve atmosferike ditëve të fundit, ky liqe gjatë ditës së sotme asht turbullu dhe për shkak të ruejtjes së cilësisë së ujit, jemi detyru me zvogëlu prodhimin e ujit nga 350 l/s në 150 l/s.

“Me kapacitetin aktual prodhues jemi të detyruem të aplikojmë reduktime t’ujit në të gjitha zonat që furnizohen me ujë nga sistemi i Badocit, edhe pse, deri në ditën e djeshme furnizimi me ujë për zonat e këtij sistemi ka qenë 22 dhe 24 orë”, thuhet në njoftimin e KUR “Prishtina”.

Në fund thuhet se posa të bie shkalla e turbullinës së ujit në këtë liqe, furnizimi me ujë të pijshëm do t’i kthehet normalitetit, edhe pse, gjithçka mvaret nga kushtet atmosferike.