Batusha: Jahjaga s’e ka mbeshtetjen e popullit e as te shoqnise civile, hymja ne politike kishte me qene deshtim qe ne start

Kryeredaktori i Indeksonline, Besnik Batusha, n’emisionin Rrokum Roll me Fidan Jupollin, tue komentue hymjen e Jahjages ne politike tha se fillimisht Presidentes i duhet pushim, ngase simbas tij, qyshse i ka ardhe mundesia me u ba Presidente paprite e s’ka qene ne fushen e saj, ajo megjithate nuk e ka mbeshtetjen e duhun per me krijue parti politike.

“Ne Kosove asht shume lehte me t’u mbush mendja e me i hy politikes. Presidentja ne shkuemje s’ka pase ndonji mbeshtetje popullore, por ate te grave”, tha ai.

E se a mundet me ju bashkue partise se Presidentes e para e Gjakoves, Batusha tha se Zojen Kusari e sheh ma shume ne PDK se ne ndonji parti tjeter.

“S’besoj qe kane me ba ndonji akcion te papritun, por edhe policia i ka marre te tana masat e sigurise”, tha ai lidhun me betimit e Thaçit neser ne Kuvend para deputeteve te Kosoves.

Ai theksoi qe ajo qe duhet me u vleresue asht se per here te pare po ndodh dorezim-pranim i postit te Presidentit te Kosoves.

“Opozita s’mundem me besu qe mundet me pranue me u ule ne ndonji tryeze te organizueme nga Thaçi”, tha ai tue shtue se tash opozita mbasi ta shohin Thaçin President, kane me rrite kundershtimin e tyne.

E tue fole per PDK’n, Batusha tha se tashma Zotni Veseli ja ka nise me tregue lidershipin e tij ne parti, e simbas tij ai duhet me ndrrue politiken nese don me u dallue nga Thaçi.

“Asht shume shpejte qe Veseli me ja nise reformes se pergjithshme ne parti, por besoj qe ka me ba kete”, shtoi ai.

Per ceremonine e inaugurimit te Thaçit President, ai tha se nuk beson qe ka me ndodh ndonji gja ne ate dite, per shkak te mobilizimit te policise per siguri ne sheshe e rreth Kuvendit te Kosoves.

“Kishte me qene vetevrasje politike”, tha ai lidhun me lajmet se AAK ka me ju bashkue Qeverise aktuale.

E per opoziten e bashkueme, Batusha tha se nese nuk vazhdojne me kauzat e tyne, organizimin e protestave e nese nuk caktohen zgjedhjet e reja, atehere opozita ka me u shperba.