‘Baza e parë e UÇK’s’, qe ku inagurohet!

baza-uck

Sot në fshatin Lladoc të Podujevës ka me u inaugurue Kompleksi Memorial “Baza e parë e UÇK’s”.

Në vendin ku asht ndërtu ky Kompleks ka lind dhe asht rrit heroi i kombit Hakif Zejnullahu.

Shtëpia e babait të Hakifit, Sabit Zejnullahu në Lladoc ishte vendnisja dhe vendtakimi i krejt aksioneve që janë krye nga luftarët e UÇK’s të Zonës Operative të Llapit.

Hakif Zejnullahu ka ra më 31 Kallnor të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, së bashku me komandantin e UÇK’s Zahir Pajazitin dhe Edmond Hoxhën.

Këta tre së bashku edhe me deshmorin Ilir Konushevci do të vijnë nesër të skalitun në bronz.

Inaugurimi i “Bazës së parë të UÇK’s” mbahet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ndërsa ndërtimi i kompleksit asht ba me mjete të Qeverisë.