Bazaj: Nëse PDK nuk më kandidon, ka me i humbë zgjedhjet në Drenas. Kandidoj si i pamvarun

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Naim Bazaj edhe njiherë ka konfirmue se ka me kandidue për me marrë drejtimin e kësaj komune. Në rast se nuk e kandidon partia e tij – PDK’ja – thotë se garës ka me i hy si kandidat i pamvarun.

Naim Bazaj asht tue pritë nji përgjigje nga kryetari i PDK’s Kadri Veseli, për m’i hy edhe zyrtarisht garës për të parin e Drenasit, mbas dorëheqjes së ish-kryetarit Nexhat Demaku. Edhe pse, ndërkohë, fushatën për vete e ka nisë, ende pa u shpallë nga Presidenti i vendit data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të kësaj komune.

Tue folë për Gazetën Express, Naim Bazaj tha se edhe në rast e Parita Demokratike e Kosovës nuk e përzgjedh atë si perfaqsuses të tynin në garën zgjedhore, ai ka me synue postin e kryetarit të Drenasit, si kandidat i pamvarun.

Madje, asht i bindun për fitore. Thotë se moskandidimi i tij ka me dobësue edhe PDK’n, që për 17 vjet rresht drejton këtë komunë.