Bazaj rifillon me ‘kërcënimet’ për PDK’n (video)

Naim Bazaj në zgjedhjet e parakohshme lokale në Drenas kishte dal si kandidat i pamvarun, por në momentet e fundit ishte ba pishman, tue tërheq kandidaturën.

Bazaj, tash kur zgjedhjet lokale janë afrue, ka thanë përsëri se mbase ka me dalë i pamvarun. Por, kësaj here Bazaj thotë se nuk tërhiqet mbrapa.

Ai thotë se nëse partia e tij e kandidon atë për kryetar të komunës ka m’u fitue mbi 80 për qind.

“Nëse futëm në garë nuk tërhiqem ma. Do të jem unik edhe kryesia partisë dhe ma merr mendja që përmbi 80 për qind që do të shkohet”, ka thanë Bazaj për Klan Kosovën.

Në anën tjetër përveç Bazajt dëshirë për me udhëheq me Drenasin ka shpreh edhe Bislim Zogaj nga PDK, por ky thotë se nëse partia e kandidon Lladrovcin përsëri ai nuk ka me mbështet atë.