BB: Borxhi i Kosovës, qe sa po rritet!

kosovaborxhi

Borxhi i jashtëm publik dhe privat i Kosovës vjet në krahasim me vitin 2014 u rrit për 12.93 për qind.

Ky borxh në vitin 2015 arriti në 1.93 miliardë euro nga 1.74 miliardë euro që ishte në vitin 2014.

Ky borxh në Produktin e Mbrendshëm Bruto (PBB) mori pjesë me 29.69 për qind.

Në bazë të dhanave mbi Borxhin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave (MF), stoku i borxhit të përgjithshëm publik në fund të vitit 2015 arriti vlerën prej 748.95 milionë euro nga 719.48 milionë euro që ishte në tremujorin e tretë të këtij viti me nji rritje prej 3.93 për qind.

Gjithsej borxhi i përgjithshëm në fund të vitit 2015 arriti në 12.98 për qind të Produktit të Mbrendshëm Bruto, ndërsa në vitin 2014 ky borxh ishte 10.63 për qind.

Nga viti 2009 deri në vitin 2015 ky borxh mesatarisht ishte 506.54 milionë euro.

Ma i ulëti ishte në tremujorin e katër të vitit 2009-249.01 milionë euro, ndërsa vlera ma e naltë e tij arriti në tremujorin e katërt të vitit 2015 prej 748.95 milionë euro.