BBC e Le Monde shkruejnë për vllaun e Kryeministrit Mustafa, i cili kërkoi azil

BBC dhe Le Monde kanë raportue për lajmin se vllau i Kryeministrit Isa Mustafa, kishte kërkuar azil në dy vende të BE’s.
BBC shkruen se vllau i Kryeministrit me emnin Ragip ishte në mesin e refugjatëve tjerë kosovarë që ishin nis për në vende e BE’s.

BBC e ka citue Kryeministrin, i cili tha se vllau i tij ishte nis për në Gjermani në kërkim të shërimit nga nji sëmundje e rëndë.

Në vitin 2015, shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipnisë ishin ndër të parët për nga numri i kërkesave për azil në Gjermani.

“Mustafa e ka konfirmue raportin e portalit hulumtues insajderi.com”, shkruan BBC.

Edhe Le Monde e Francës shkruen se Isa Mustafa e ka konfirmue se vllau i tij ishte në mesin e refugjatëve kosovarë që kishin kërkue azil në Gjermani, vitin e kaluem.

Simbas Le Monde, në dy vitet e kalueme ma shumë se 70 mijë kosovarë kanë kërkue azil në vendet e BE’s.