BBC gati me i transmetue lutjet e xhymasë!

BBC së fundmi ka shqyrtue prodhimin e saj fetar.

Tue qenë ‘shumë e krishten’, ajo mundet me marrë nji vendim për të transmetue drejtpërdrejtë lutjet e së Premtës, për me reflektu rritjen e multikulturalizmit.

Prodhimet fetare të BBC’s ruejnë karakterin e krishten, nji rishqyrtim intern nga Korporata ka përfundu në hapjen e rrugëve për ma shumë programe që u dedikohen besimeve të tjera.

Nji raport nga Aaqil Ahmed, kreu i fesë dhe etikës të BBC’s, sugjeron që besimet islame, hindu e sik, meritojnë të marrin ma shumë kohë në transmetimet e BBC’s.

Nji udhëheqës musliman sugjeroi që shqyrtimi mundet me çue deri në transmetimin e drejtpërdrejtë të xhymasë, njashtu si funksionojnë oraret e BBC’s për Kishën aktualisht.

Raporti tash asht tue u analizue nga z. Hall, drejtori i përgjithshëm, i cili mundet me ba ndryshime për me ba dalje fetare ma pak “jo-proporcionale”, raporton Sunday Times.