‘BBC’ ngre alarmin: Temperaturat në Ballkan pritet me shkue mbi 42 °C (foto)

Europa po përjeton nxetësinë ma ekstreme ndër dekada, ndërkohë që temperaturat pritet me shkue mbi 42 °C.

‘BBC raporton se temperaturat e nalta n’Europën qendrore dhe Ballkan pritet m’u rritë në ditët në vijim,

Vala e nxetësisë pritet me zgjatë deri të paktën të Hanën, simbas “Meteoalarm”.

26 qytete europiane kanë publikue paralajmërime shëndetësore.

Temperaturat ekstreme kanë ndez zjarre te fuqishme në Itali e Shqipni.

Dheta shtete dhe qytete europiane janë në gatishmëninë maksimale.

Vala e nxetësisë ka ba që disa rajone të ballafaqohen me kërcënimin e thatësinës së madhe.

Italia aktualisht po përjeton temperatura 10 gradë ma të nalta se mesatarja.

Në Sicili këtë javë, temperaturat arritën deri në 42 ° C, ndërkohë që i nxeti Afrikan mbështolli Mesdheun.

Rrjeti televiziv britanik ka publikue foton e djaloshit nga Tirana, që lahej në qendrën e kryeqytetit, si nji ndër fotot kryesore të lajmit.