BBC: Qe pse deshtoi grusht-shteti n’Turqi

Për disa orë me radhë, mija ushtarë turq morën në kontroll zonat kryesore të Ankarasë dhe Stambollit për me tentue grusht shtetin ndaj qeverisë aktuale.

BBC ka publikue nji artikull në të cilin tregon se përse deshtoi komploti i nji pjese të ushtrisë kundër Erdoganit.

BBC shkruen se në momentet e para të grusht shtetit nuk kishte sheja të Erdoganit, ndërsa komplotistët asht dasht me fitue përkrahjen e publikut, veçanërisht të pjesës ma të madhe të ushtrisë turke.

“Kryeministri Binali Yildrim dukej që i printe rezistencës së grusht shtetit, por shumica e turqve e dinë se ishte Erdogani, ai i cili shfaqi sheja të fuqisë që planifikonte ta shtrinte atë kundër grusht shtetit”, shkruen BBC.

“Nëse dëshironin suksesin e grusht shtetit, komplotistët asht dasht ta mbajnë larg fotografinë e tij dhe këtë nuk ja dolën ta banin. ‘Unë jam komandanti’, ndigjohej Erdogan në nji video”, shkruen maq tej mediumi anglez.

Ndryshimi i situatës

Me orë të tana ishte e paqartë se ku ishte Erdogani. Raportohej se ishte në pushime në Marmaris, thellë në jug-perëndim të Turqisë. BBC shkruen se situata mori kahje negative për komplotistët kur presidenti u shfaq n’aeroportin “Ataturk” në Stamboll.

“Në momentin kur u shfaq, ishte e qartë se qeveria po merrte kontrollin dhe kishte përkrahjen e figurave kryesore të ushtrisë.

Ankaraja, qytet në të cilin ndodhet qeveria e tij, nuk ishte e sigurt, por në Stamboll ai i foli direkt Turqisë”, thuhet në analizën e BBC’së.

“Ishte akt i tradhtarëve dhe rebelëve”, tha Erdogan gjatë fjalimit të tij, Ilnur Cevi, këshilltar presidencial ma vonë tha se grusht shteti ishte mposht nga dëshira e popullit turk.

“Asht e qartë se ishte tentim grusht shteti, por situata ndryshoi shpejt në favor të qeverisë dhe Erdogani kërkoi nga qytetarët që të dalin nëpër rrugët e Ankarasë dhe Stambollit dhe këtë e banë ata”.

Kontrolli i mesazheve

Në realitet, ushtarët që morën në kontroll studiot e TRT’së tentuen që t’i nxirrnin jashtë punëtorët e televizionit, dhe ata vazhduen transmetimin tue urdhnue prezentuesen që të lexonte deklaratën e grusht shtetit.

Por plani i komplotistëve me media deshtoi mbasi Erdogani persëri u shfaq në nji video thirrje, tue kërkue nga turqit që të dalin në rrugë.

Presidenti ka qenë me fat. Ai tha se hoteli ku po qendronte asht bombardue nga komplotistët.

Grushtet pa përkrahje

BBC shkruen se që të ketë sukses nji grusht shtet, ajo duhet ta ketë përkrahjen e plotë të ushtrisë. Nji numër i madh i tyne ishin të perfshimë, por gjenerali kryesor Gen Hulusi Akar, nuk ishte pjesë e grusht shtetit, as shefi i ushtrisë në Stamboll, që mori në dorë komandën kur Gen Akar po mbahej peng nga komplotistët.

Grusht shteti nuk kishte përkrahje as politike as publike. Liderat thanë se Turqia ka pa mjaftë grusht shtete dhe nuk donin që të persëritej e njajta histori.