BBC: Shqipnia, kryeqendra europiane e drogës (foto)

Shqipnia asht shndërrue në prodhuesin ma të madh të Cannabis’it në Europë. Bima narkotike konsiderohet si “ari i gjelbërt” nga fermerët kultivues. Në nji vend të varfën, kjo asht nji industri prej miliarda euro.

Mbas nji rruge të shkatërrueme, në nji katund të vogël në veri të Tiranës, shfaqet nji shtëpi me tulla, gjysë e rrënueme. Asht e vetme dhe doket e rrënueme. Në fakt, nuk asht. Aroma që vjen nga nji prej odat e saj zbulon funksionin që ka tash: prodhimin e cannabis’it. Mbrenda, ma shumë se gjysaa e dyshemesë asht e mbulueme me drogën që po thahet.

“Janë rreth 20 kg këtu”, thotë pronari i saj. Ai asht i ri – rreth të njizetave ndoshta – i veshun me xhinse, blluzë dhe patika. Edhe ai asht nji nga mija njerëzit që po bajnë pare me cannabis.

Në Shqipni, nji kilogram drogë shitet mes 100 dhe 200 eurove. Në Itali arrin në 1 500 euro. Dhe pjesa ma e madhe e cannabis’it trafikohet jashtë – në veri nëpërmjet Malit të Zi, në jug në Greqi dhe nëpërmjet Adriatikut në Itali. Tregu vendas asht i papërfillshëm. Burimet tona vlerësojnë se industria e paligjshme mundet me gjenerue rreth 5 miliardë euro në vit – thuejse gjysa e Prodhimit të Mbrendshëm Bruto të Shqipnisë.

20 kilogramët e bimës që po thahet ngadalë nën rrezet e diellit që hyjnë nga nji dritare nuk përfaqëësojnë krejt prodhimin e këtij njeriu.

“Kam prodhue 350 kg”, thotë ai. “Këtë vit, thuejse cdo familje në katund ka kultivue cannabis – tonelata dhe tonelata janë prodhue vetëm në këtë katund” (BBC – përkthim i lapsi.al)

Ky njeri ka punësue 15 vetë për korrjen dhe përpunimin dhe njerëz të armatosun për me mbrojtë prodhimin.

“I paguej 20 % policisë. Krejt i paguejmë. Nëse nuk paguen, të arrestojnë”, thotë ai. Mandej vnohet në mbrojtje. “Ky asht mallkimi ynë –këtu nuk ka punë, s’ka. Nuk ka pare me asgja tjetër që mundet me u mbjellë. E di që nuk asht gja e mirë kjo që po baj, por s’kam rrugë tjetër./Lapsi.al

_92698387_van976 _92720799_buds976 _92720800_feet976 _92720801_police_store976 _92721393_bonfire_ap976