BBC: Shqipnia prodhuesi ma i madh i drogës n’Europë, frik hetimi dhe faktet!

Televizioni publik britanik BBC ka ba nji investigim për kultivimin e kanabisit në Shqipni, nji fenomen që asht përhap së tepërmi gjatë këtij viti.

BBC njofton se ka ba nji dokumentar në vendin tonë, e cila e cilëson Shqipninë si prodhuesin ma të madh të kanabisit n’Europë.

“Kjo industri e paligjshme mbikëqyret nga grupet e krimit të organizuem. Shumica e drogës trafikohet jashtë dhe shumica e fshatnave mvaren nga paratë që përfitohen nga shitja e saj.

Qeveria shqiptare po përpiqet me luftue këtë industri tue asgjësue miliona bimë narkotike”, raporton shkurtimisht BBC, percjellë syni.net

Investigimi i plotë ka me u publikue gjatë ditës së sotme, e cila ka me percjellë fakte dhe detaje të kultivimit të drogës dhe implikimit të zyrtarëve.

A ka me quajtë Kryeministri Edi Rama edhe BBC’n nji “media të kazanit”?

 

canabisboom